
Njësitë ruse që pësuan humbje të mëdha u detyruan të kthehen në Bjellorusi dhe Rusi për t'u rifurnizuar dhe rigrupuar.
Kështu thuhet në një postim në Twitter nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sapo ka publikuar raportin e saj të fundit të inteligjencës.
"Ky aktivitet tregon vështirësitë që ka Moska në riorganizimin e njësive të saj në zonat e përparuara në Ukrainë. Rusia ndoshta do të vazhdojë të kompensojë kapacitetin e saj të reduktuar të manovrimit tokësor me artileri masive dhe sulme me raketa.
Ndërsa Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se rreth 2 mijë ushtarë mbërritën nga Gjeorgjia për të rindërtuar radhët e ushtrisë ruse dhe se, në territoret e pushtuara të rajoneve Zaporizhia dhe Kherson, "armiku vazhdon të kryejë akte të paligjshme kundër popullatës vendase”.
Në periferi të Melitopolit raportohen pika kontrolli. Në 24 orët e fundit, thonë ata, katër sulme nga pushtuesit rusë janë zmbrapsur në zonat Donetsk dhe Luhansk.



