Shtuni: Izraeli duhet të gjejë një formulë për t’i bërë ballë radikalizimit

Shtuni: Izraeli duhet të gjejë një formulë për t’i bërë ballë radikalizimit

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, thotë se Izreali duhet të gjejë një formulë për t’i bërë ballë radikalizmit. Duke iu referuar mungesës së stabilitetit politik në vend dhe nisjes së luftës me Hamasin, Shtuni tha se përfshirja e ekstremit të djathtë në qeverisje ka potencialin për këtë.    

Ka pasur radikalizim të politikës në Izrael vitet e fundit. Izraeli ka pasur paqëndrueshmëri politike. Në 4 vjet kanë bërë 5 palë zgjedhje. Koalicioni i Netanjahut ka qenë i brishtë. Ndaj u është dashur përfshirja në koalicion e ekstremit të djathtë. Mendoj dhe shpresoj që Izraeli të gjejë një formulë për t’i bërë ballë radikalizimit.

Shtuni tha se nuk mund të flitet për përgjigje proporcionale pas sulmit të Hamasit.

Nuk ka sistem kundërajror që t’i bëjë ballë një sulmi kaq masiv. 8 mijë raketa mund të kishin shkaktuar dhjetëra e madje qindra mijëra civilë të vrarë. Ato janë hedhur kuturu. Kur gjendesh para një sulmi kaq masiv nuk di si ta përllogaritësh përgjigjen proporcionale. Hamasi nuk ka lënë pa vrarë se nuk ka dashur t’i vrasë. Por sepse Izraeli ka atë që njihet si Iron Dome.

Lidhur me refuzimin e Egjiptit për të strehuar civilët e Gazës, Shtuni tha se nuk do të përballet me një fluks të vazhdueshëm emigrantësh.  

Gjenerali Sisi është kritikuar për moshapjen e kufirit. Gaza është e mbipopulluar, janë mbledhur afër kufirit me Egjiptin. Gjeneralin e kanë kritikuar, por duket se ka njëfarë shtangie nga ana e tij sepse nuk do të përballet me një fluks migrator.

Ndërsa deklaratat e presidentit turk, Shtuni i cilësoi populiste.

Erdogani e ka thënë më herët që Izraeli është shtet terrorist. Nuk e kam dëgjuar kohët e fundit po ka thënë gjëra të tjera që e kanë detyruar Izraelin të tërheqë diplomatët. Ai tha se Izraeli nuk është shtet, por një vegël e Perëndimit dhe Hamasi është një grup muxhahedinësh që luftojnë për lirinë e vendit të tyre. Janë deklarata populiste që nuk ndihmojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy