SHBA, Biden: Përpjekje për tejkalimin e 100 milionë vaksina në 100 ditë

SHBA, Biden: Përpjekje për tejkalimin e 100 milionë vaksina në 100 ditë

Plani i vaksinimit është në një "situatë më të keqe se sa pritej. Nuk janë porositur mjaft vaksina".

Kjo u deklarua nga Presidenti i SHBA, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë në përpjekje për të tejkaluar qëllimin e 100 milion dozave të vaksinës të kryera në 100 ditët e para të Biden në Shtëpinë e Bardhë.

 "Deri në fund të korrikut," shton Biden, SH.B.A. mund të ketë 600 milion doza vaksinash".

Shtetet e Bashkuara - specifikoi ai më vonë - kanë përfunduar porosinë për 200 milion doza shtesë të vaksinave, nga të cilat 100 milion Pfizer dhe 100 milion Moderna.

Urdhri ishte njoftuar javët e fundit dhe tani kontrata është nënshkruar zyrtarisht.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Sipas të dhënave nga  “Worldometer”, në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve në SHBA është rritur në 102 344, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 27 804 262.

Deri më tani janë shëruar mbi 17,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve të kryera ka arritur në mbi 327,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i prekuri në SHBA, me mbi 3,42 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i viktimave është regjistruar në Neë York, me gjithsej 45 301 viktima.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy