Bojkoti i PD/ PS kërkon shumicën në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale (VIDEO)

Bojkoti i PD/ PS kërkon shumicën në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale (VIDEO)

Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë sot kërkesën e Maznikut që propozoi ndryshimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale për shkak të vendimit të PD, e cila ka bojkotuar mbledhjet e deri më tanishme. Në një raportim për Mcn Live gazetari Mariglen Kume raporton se tanimë kërkohet që shumica e komisionit të përbëhet nga socialistët, duke hequr paritetin e numrave. 

 

“Në orën 12:30 pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar një kërkesë të bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale nga ana e PS, z.Mazniku, i cili propozon që të ndryshojë përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale për shkak të vendimit të PD, e cila ka bojkotuar mbledhjet e deri më tanishme, për shkak se akuzon kreun e mazhorancës se ka prishur konsensusin politik dhe nuk ka besimin e opozitës sa i përket reformave të rëndësishme. Mazhoranca kërkon që Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale të bëhet me nga PS, pasi deri më tani kishim të bënim me një komision që kishte barazi të anëtarëve dhe me bashkëkryetarë, në mënyrë që çdo vendimmarrje sipas tyre, të kishte konsensus dhe të ishte i gjithëpranuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy