Houthi-t nuk mund të vazhdonin të sulmonin anijet në Detin e Kuq pa u ndëshkuar dhe bastisjet e kryera mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania synuan të zvogëlojnë dhe shkatërrojnë aftësinë e rebelëve jemenas për të vënë në rrezik transportin detar.
Kështu tha kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë vizitës së tij në Kiev.
"Gjatë muajit të kaluar ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të numrit të sulmeve të Houthi-ve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq. Kjo po vë në rrezik jetë të pafajshme, po shkatërron ekonominë globale dhe gjithashtu po destabilizon rajonin", tha më tej Sunak.
Më tej, Sunak tha se njerëzit nuk mund të veprojnë kështu pa u ndëshkuar dhe kjo është arsyeja pse së bashku me aleatët ne kemi vendosur të ndërmarrim këtë veprim.



