
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bën një deklaratë të fundit lidhur me situatën në vendin e tij. Zelensky shprehet se Kievi dhe Kharkivi janë dy objektivat kryesore të Rusisë, ndërsa thekson se ukrainasit do të vijojnë betejën.
Kharkivi dhe Kievi janë aktualisht objektivat më të rëndësishme të Rusisë. Terrori ka për qëllim të na thyejë. Ata po shkojnë drejt kryeqytetit tonë, si dhe në Kharkiv.
Prandaj, mbrojtja e kryeqytetit sot është prioriteti kryesor për Ukrainën. Kievi është i veçantë. Nëse mbrojmë Kievin, do të mbrojmë edhe shtetin. Kjo është zemra e vendit tonë. Dhe duhet të vazhdojmë betejën, në mënyrë që jeta të triumfojë.



