Në Ditën e Çlirimit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kujtoi se ka ende vende fqinje që duan të rendisin Shqipërinë si palë sulmuese në Luftën e Dytë Botërore, duke folur për plane shoviniste që synonin copëtimin e vendit edhe pas luftës.
Kreu i shtetit u bëri thirrje të rinjve që nën shembullin e dëshmorëve të luftës të ndalin shpopullimin e vendit.



