
Opozita ka iniciuar një debat të ashpër me ministrn e Kulturës në Komisionin e Edukimit këtë të hënë. Në rendin e ditës ishte miratimi i projektligjit për trashëgiminë kulturore, por opozita hodhi akuza për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe për stadiumin. Ministrja Kumbaro e akuzoi opozitën se përdor komisionin si podium partie.



