Zonat malore në Qarkun e Korçës janë përfshirë nga reshjet e para të dëborës mëngjesin e sotëm duke shtruar petkun e saj të bardhë.
Ndërkohë, me reshjet e dëborës temperaturat në këtë qytet kanë zbritur deri më 3 gradë.
Reshje bore ka pasur në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.
Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar probleme.



