Ndahet nga jeta Papa Benedikti XVI

Ndahet nga jeta Papa Benedikti XVI

Me dhimbje ju njoftoj se Papa emeritus Benedikti XVI ndërroi jetë sot në orën 09:34 në manastirin Mater Ecclesiae në Vatikan. Informacione të mëtejshme do të vijojnë në momentin e parë që do jetë e mundur.

Kështu deklaroi paraditen e sotme drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Matteo Bruni.

Pas një sëmundje të gjatë, Papa Emeritus, Benedikti XVI vdiq mëngjesin e sotëm në Romë.

Gjendja shëndetësore e Papës 95 vjeç, u përkeqësuan disa ditë para Krishtlindjeve.

Trupi i Papës së ndjerë do të ekspozohet në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, nga mëngjesi i së hënës, 2 janar 2023, për përshëndetjen e fundit me besimtarët.

Papa Benedikti XVI, emri laik i të cilit është Joseph Aloisius Ratzinger, ishte Papa i 265-të i Kishës Katolike dhe sovrani i shtatë i qytetit të Vatikanit. Ai u zgjodh më 19 prill 2005 pas vdekjes së Papa Gjon Palit II, nga kardinalët që votuan në konklavë.

I shuguruar si prift në vitin 1951 në vendin e origjinës, Bavari, Gjermani, Ratzinger filloi një karrierë akademike dhe u vendos si një teolog shumë i vlerësuar nga fundi i viteve 1950.

U emërua profesor i rregullt në vitin 1958 në moshën 31-vjeçare. Pas një karriere të gjatë si profesor i teologjisë në disa universitete gjermane, ai u emërua Kryepeshkop i Mynihut dhe Freising.

Në vitin 1981 u thirr në Romë për të qenë prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë nga Papa Gjon Pali II, i cili vite më vonë e emëroi atë Dekan të Kolegjit të Kardinalëve dhe, si të tillë, Kardinal-Peshkop i Ostias në 2002.

Si kardinal i Kishës, Ratzinger ishte i pranishëm në tre konklava: në atë të gushtit 1978, në atë të tetorit të po atij viti dhe në atë të vitit 2005, që rezultoi në zgjedhjen e tij si Papë.

Më 28 shkurt 2013, dha dorëheqjen nga papati, duke marrë titullin e Papës emeritus, me synimin për t’iu përkushtuar lutjes dhe një tërheqjeje shpirtërore.

Dorëheqja e tij u njoftua nga ai vetë disa ditë më parë, më 11 shkurt, duke u cilësuar si një vendim i jashtëzakonshëm në Historinë e Kishës.

Pas dorëheqjes së tij, u mbajt konklava nga e cila u zgjodh Kardinali Jorge Mario Bergoglio, Kryepeshkop i Buenos Aires, si Pap Romak, i cili mori emrin Papa Françesko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy