Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e vendit, Edi Rama, theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve është kritike për disa çështje që prekin rrugën e dy popujve.
Zyrtari amerikan falënderoi kryeministrin Rama për mirëpritjen, të cilin e cilësoi një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së.
Ai shtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve tona tani janë më të forta se kurrë. Blinken gjithashtu u shpreh falënderues ndaj Shqipërisë e cila hapi dyert për mijëra afganë që ikën nga lufta.
Më tej në fjalën e tij, Blinken u shpreh se Shqipëria është një aleat i NATO-s strategjik për SHBA-të.
Ai njoftoi se muajin e ardhshëm do të inaugurohet baza e NATO-s në Kuçovë.
Kryeministri është një partner i jashtëzakonshëm i SHBA-së. Ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se sa ka qenë. Jemi duke bërë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Kemi folur për punën tonë të fortë së bashku, për Ukrainën ndërsa përballet me sulmin rus. Kemi pasur mundësi që të diskutojmë sfida me të cilat përballemi. Jemi përqendruar për të nxituar përpara sigurinë.
Shqipëria ka qenë një mbështetje shumë e fortë e Ukrainës. Ka ngritur dorën e para për ta ndihmuar dhe i ka dërguar e para armë. Është një nga 10 kontribueset kryesore për të ardhura për frymë për Ukrainën. Shqipëria ka dhënë kontribut domethënës përgjatë 15 viteve në NATO. Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë. Aletatë tanë do të sjellin aftësi të ndryshme, por të gjithë kemi angazhimin e fortë që të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Ne jemi falënderues që Shqipëria po bën pjesën e saj. SHBA ka ndihmuar që të trajnojnë ekspertë dhe për të përmirësuar teknologjinë. Dëshiroj ta falënderoj kryeministrin për diçka që është afër zemrës sime. Kjo është bujaria që ka treguar Shqipëria e cila ka mirëpritur mijëra afganë. Ata do të vijnë në SHBA. Ne do t’i ofrojmë të njëjtën mikpritje të ngrohtë. Kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj qytetarëve shqiptarë.
Ju falënderoj shumë që na keni mikpritur sot. Do ta filloj me dy shprehje që kemi. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut. Jam në vizitën e parë sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë dhe marrëdhënia për ne. Është një rrugë me dy kalime dhe po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin Si alet kyç i NATO-s, zë i rëndësishëm.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken deklaroi se Shqipëria po sheh frytet e reformës së drejtësi, për të cilën tha se nuk ishte e lehtë të arrihej.
Ai nënvizoi se zhvillimet e drejtësisë në fund dhe përfundimi i anëtarëve të bandave kriminale pas hekurave tregon funksionimin e kësaj reforme, për të cilën nënvizoi se mbështetja e SHBA do të vijojë.
Kryeministri e unë kemi diskutuar gjithashtu se si t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse ndaj shqiptarëve sepse reforma e drejtësisë nuk ka qenë e thjeshtë, por kemi nisur të shohim rezultate siç e diskutuam me kryeministrin. Sot kam pasur mundësinë të takohem me prokurorë e gjyqtarë që po e drejtojnë reformën.
Është e rëndësishme që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në gjykata. Ne do vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë në këto hapa që janë tejet të rëndësishme për anëtarësimin në BE dhe është ajo që populli shqiptar meriton.



