
Duke qenë se gjendemi në periudhë virozësh, numri i të prekurve sa vjen e rritet.
Eugena Tomini, drejtore e Institutit të Shëndetit Publik në një intervistë për MCN live, thotë se aktualisht kemi bashkqarkullim të virozëve respiratore dhe në përgjithësi të covid dhe të gripit në vend, ku më të prekura janë moshat pediatrike dhe adulte.
Realisht situata epidemiologjike po vijon të jetë e qetë por me prezencë të virozëve respiratore dhe në përgjithësi të covid19 dhe të gripit.
Prej disa javësh ne kemi bashkqarkullim të dy virozave më madhore të stinës aktualisht, dhe pse covid është prezent gjatë tërë vitit. Duhet theksuar se ne kemi paraqitje të formave të rënda si në moshën pediatrike ashtu edhe në moshën akullte.
Duke theksuar se janë infeksione respiratorë ngjasojnë shumë më njëra tjetrin sepse mund të kapin pjesën e sipërme të traktit respirator apo të traktit të poshtëm.
Duhet theksojmë se përvijon edhe një tendencë e qëndrueshme e infeksioneve respiratore të palidhura me grip apo me covid, pra viroza të tjera respiratore që e ngarkojnë akoma më shumë situatën epidimiologjike aktuale në vend.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, sqaron se si mund të dallohet një grip nga një viroz.
Infeksionet respiratorë kanë klinike të ngjashme kur nuk mbivendoset një infeksion bakterial apo kur nuk zbresin në rrugë të poshtme të fry marrjes.
ë do të thotë, lotimi nga sytë, temperatura, kolla, teshtima, gricja e fytit, janë shenja të infeksioneve respiratorë të sipërme. Ndërkohë në personat që janë më imunitet të kompromentuar, me sëmundje kronike, me sëmundje kardiake, hipertensive, etj, janë sëmundje që e komplikojnë sëmundjen dhe për më tepër nuk dominohet në ditët e para, vendosja e një infeksioni sekondar e rëndon me shfaqjen e pneumonive apo bronkopneumonive që mund të shfaqen me dhimbje të kraharorit, në vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në nxjerrjen e sekrecioneve që shkojnë në mos tolerim të situatës, përdorimin e antibiotikëve deri në shtrim në spital.
Sipas Tominit, nga javë në javë ka ndryshime në rastet me Covid, që shkojnë deri në 43 të konfirmuara.
Duhet theksojmë se në javën pararendëse, ne kemi një diferencë për 6-7 raste të konfirmuara, pra.
Nëse në javën pararendëse kishim 49 raste të konfirmuara me covid, aktualisht kemi 43 raste në konfirmuara në javë me covid.



