UNHCR: Me luftën në Ukrainë, numri i të zhvendosurve në botë 100 milionë

UNHCR: Me luftën në Ukrainë, numri i të zhvendosurve në botë 100 milionë

Me nisjen e luftës në Ukrainë, numri total i personave të zhvendosur në botë, ka arritur në 100 milionë.

Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Kjo shifër alarmante, duhet të shkundë gjithë botën. E vetmja përgjigje, është paqja dhe stabiliteti.

Një shifër e tillë duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kështu tha komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

Janë tetë milionë njerëz të zhvendosur nga lufta në Ukrainë, më shumë se gjashtë milionë refugjatë në shtete të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy