Forumi i Trashëgimisë kulturore thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros përdhos Akropolin e Butrintit

Forumi i Trashëgimisë kulturore thirrje Gonxhes: Kafeneja e Kumbaros përdhos Akropolin e Butrintit

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar ashpër, në lidhje me Parkun e Butrintit duke denoncuar situatën në këtë zonë të mbrojtur.

Sipas reagimit të Forumit, kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar mbi monumentin e kulturës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ngritur alarmin se kompania të cilës i është dhënë me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në bar-kafe, ka parkuar mbi monumentin e kulturës.

Teksa i drejtohet ministrit të Kulturës Blendi Gonxhe, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shkruan se parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike që Ministria e Juaj, AADF, BMF dhe te tjerë të ngjashëm i bëni pasurive te trashëgimisë kulturore shqiptare.

I nderuar zoti ministër i Kulturës Blendi Gonxhja. Kjo është pamja nga Akropoli i Butrintit sot në datën 29.06.2024. Makina e kompanisë së sallameve, të cilës kolegia juaj Kumbaro i dha me koncesion një godinë historike për ta shndërruar në kafe, është parkuar mbi monumentet e kulturës.

Mund ta shikoni i nderuar z. Ministër se si kjo makinë e kompanisë së sallameve qëndron e parkuar mbi një kishe mesjetare e gërmuar nga profesoresha e Sorbones, Etleva Nallbani. Makina që furnizon kafenë e Kumbaros e bën përditë këtë ritual në sytë e të gjithë vizitorëve dhe administratës shtetërore.

Më tej në denoncim theksohet se parkimi i përditshëm i kësaj makine mbi rrënojat antike është simbolika e përdhunimit, përçudnimit dhe talljes publike që Ministria Kumbaro, AADF, BMF dhe të tjerë të ngjashëm i bëjnë pasurive të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Që në krye të herës kur ministrja e Kulturës Kumbaro vendosi t’i jepte miqve të saj godinën historike të rojtarit të Butrintit për ta shndërruar në kafene, ishte e qartë se si Kumbaro dhe sorrollopi i saj nuk kishte asnjë dhembshuri apo krenari për të ruajtur këtë trashëgimi.

Kafeneja e Kumbaros, siç njihet sot nga punonjësit e Butrintit jo vetëm ka privilegjin të shesë ujë dhe pije me çmime stratosferike, por ka privilegjin që çdo ditë të parkojë makinën e saj mbi rrënojat antike në Akropol.

Ndërkohë që njerëz fisnikë si Presidenti Mejdani i zbriti makinës në hyrje dhe u fut me këmbë në Butrint, apo kryetarë shtetesh dhe personalitete të ndryshme e kanë respektuar shenjtërinë e kësaj kryevepre të trashëgimisë sonë, Kumbaro dhe kafeneja e saj përdhos përditë Akropolin e Butrintit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy