100 mijë palestinezë në Shqipëri, Cako: Katastrofë, do prishte sigurinë e jetës së shqiptarëve

100 mijë palestinezë në Shqipëri, Cako: Katastrofë, do prishte sigurinë e jetës së shqiptarëve

Alfred Cako, idenë e ardhjes në Shqipëri të 100 mijë palestinezëve, e cilëson si fatkeqësi të madhe që tokat tona që janë mbrojtur me gjak dhe me luftë, të vijnë me paqe dhe t’i marrin njerëz të tjerë.

Madje nëse ndodh një gjë e tillë ai e cilëson Kryeministrin Edi Rama, si tradhtarin më të madh të të gjitha kohërave.

Kjo do ishte një katastrofë për Shqipërinë, do prishej siguria e jetës së shqiptarëve, se këta që do vijnë do përpiqen të grabisin, të përdhunojnë femrat.

Në Suedi për shembull kur u lejuan këto racat e tjera afrikane, u shtua kriminaliteti.

Shqipëria është një ndër vendet në hartën e Europës që ka më pak krime dhe grabitje në rrugë.

Ne japim kontribut që të prishet vendimi i Zotit për popujt, Zoti ka vendosur që ai është vendi i tyre, toka e tyre.

Ne nuk mund të ndikojmë për disa aventura që bën populli i zgjedhur për të prishur gjithë botën, dhe këta janë popuj arabë palestinezët.

Le t’i mbajnë vendet atje, kanë territor sa të duash.

Është 10% e popullsisë në Shqipëri, është prishje e demografisë.

Nëse kjo ndodh ky do të jetë tradhtari më i madh që ka pasur populli shqiptar.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se shqiptarët nuk janë dele që të mos ngrihen.

Unë do kërkoj i pari të dalim në shesh dhe të përdorim çdo mjet që ta ndalojmë.

Nuk ndodh, as Rama nuk do e pranojë. Rama do vetëm garancinë e jetës së vetë pasi të ikë nga politika, pa e falë të gjithë Shqipërinë me gjithë shqiptarët.

Erdhën iranianët i futi, afganët i futi, bëri marrëveshje me Melonin.

Nëse këtu njerëzit nuk reagojnë, nuk ngrihen, besoj se do e bëj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy