Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri te kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" me bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në segmentet rrugorë:
Kryqëzimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me bulevardin "Zhan D'Ark", kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me bulevardin "Bajram Curri".
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
Nga kryqëzimi i rrugës "Myslym Shyri" me bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri te kryqëzimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00 deri në orën 16:00.



