
Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë deklaroi në studion e emisionit “MCN economy” se funksionimi i bursës së energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar së paku 7 vite.
Duke vijuar shpjegimin e tij, Buxhuku tha se funksionimi i kësaj burse është penguar nga ata drejtues institucionesh dhe operatorë të bizneseve private që i interesojnë transaksionet jo të hapura. Sipas Buxhukut, nëse do ishte bursa ALPEX, 100 milionë euro do kurseheshin në transaksione.
Konfindustria ka qenë palë për krijimin e bursës. Kemi një vonesë prej të paktën 7 vitesh. Bursa nuk është çelës magjik, si bursat e produkteve të tjera është tavolinë me të cilën nga njëra anë janë shitësit në tjetrin blerësit. Kur nevojitet për blerje apo shitJje ata bëjnë transaksioni. Kur bursa do të jetë funksionale, luhet me karta të hapura. Nuk kemi tavolina të mbyllura kur bëhen negociatat mes kompanisë që shet dhe blerësve, një pjesë e letrave mund të zhduken. Futen kompanitë dhe ofrojnë çmimin e tyre, duke qenë se aty të gjitha dhe çmimet janë të dukshme, ulet mundësia të spekulosh.
Rrit transparencën dhe ul marzhin e korrupsionin, mundësitë për të manovruar me shitjen janë të vogla.
Kemi punuar dhe në Shqipëri dhe Kosovë për ndërtimin e bursës. Procesi do vazhdonte, kishim dhe ndihmën e institucione ndërkombëtarëve, dhe ndihmën e platformave të vendeve të zhvilluara, por shihnim që procesi ndalonte. Analiza të çonte në një përfundim. N.q.s do e kishim bursën aktive, minimalja e përfitimit do të ishte të paktën 20%. Të paktën afërsisht 100 milionë euro do kurseheshin në transaksione. Do ishin përfitim në shitje dhe blerje. 20% më janë konfirmuar është marzhi i keqmenaxhimit ku pjesë është mungesa e bursës. Bursa është penguar nga ata drejtues institucionesh dhe operatorë biznesi që deri më sot marrin pjesë në transaksione. Janë të prirur për të bërë jo tendera të hapur siç do ishte me bursën, por janë të interesuar për të bërë transaksione të fshehur,. Bursa është vonuar 7 vite. U dha për në nëntor u shty për në mars.
U punua gjatë me platformën nga Norvegjia. U hoq dorë nga ky variant dhe u kaluar në një platformë që është e dhënë nga Greqia. Nuk jam në dijeni, kompania norvegjeze ishte mjaft e mirë, mbahet si nga nga vendet e prodhimit dhe tregtimit të energjisë, fakt është që dhe ky projekt që mbështetej dhe nga IFC ra si variant.
Bursat që hapen në çdo lloj vendi, si janë rregullat ndërkombëtare i kanë dyert e hapura për të gjithë ata që duan të shesin dhe blejnë. Në kushte normale, natyrisht bursa do të rriste shkallën e tejdukshmërisë të transaksionit, do të ulet ndjeshëm shkallën e korrupsionit dhe për marrëveshje subjektive në tavolinë. Kemi një situatë të amullt, dhe nuk jemi në gjendje të përcaktojmë kush janë humbjet. Nuk përcaktojmë dot çmimet reale sa janë. Sepse kur nuk janë reale, secili thotë kaq ishin ofertuesit që më kërkuan energji. Nuk je në gjendje t’i kontrollosh.



