Gjashtë viktima më pak se të dielën janë shënuar këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut, që vijon të jetë një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit sipas autoriteteve atje kanë ndërruar jetë 20 persona, ndërsa nga 1293 teste kanë rezultuar pozitiv 515 persona. Sakaq këtë të hënë janë shëruar edhe 1 194 persona.
Të dielën në Maqedoninë e Veriut pati 26 raste të vdekjeve, një rekord, dhe 978 të infektuar, por në ndryshim nga sot kishte më shumë se dyfishin e testimeve, 2667.



