Gjikondi: Kuvendi, një show i Berishës për të sfiduar ndërkombëtarët  

Gjikondi: Kuvendi, një show i Berishës për të sfiduar ndërkombëtarët  

Aktivistja Brisida Gjikondi e sheh Kuvendin e sotëm të Berishës si kurorëzimin e nismës së tij për t’u treguar ndërkombëtarëve se ka mbështetje. Në studion e lajmeve të MCN TV, Gjikondi tha se i vetmi motivim pas kësaj është mbrojtja e interesave të tij personale.

“Ajo që pritej, Berisha po luan me ekzistencën e tij dhe të familjes së tij: morale, politike dhe financiare. Kuvendi është një kurorëzim i gjithë rrugëtimit për të krijuar impakt para ndërkombëtarëve, për të treguar që kam mbrapa popullin dhe po më prekët mua do prekni edhe shqiptarët”.

Pjesëmarrjen e lartë të mbështetësve në stadiumin “Air Albania”, Gjikondi e sheh si një fenomen të përsëritur që i karakterizon shqiptarët herë pas here: pozicionimin në anën e gabuar të historisë.

“Pjesëmarrja nuk është tregues. Shqiptarët në historinë e tyre, në momente të caktuara, një numër jo i vogël kanë dalë në krah të personit të gabuar. Nuk po përmend Haxhi Qamilin, por edhe gjatë diktaturës. Për mua nuk është tregues, edhe Hitleri ka pasur ndjekësit e tij. Por për mua kjo tregon sa e rëndë është situata në politikën shqiptare, edhe nga e majta, edhe nga e djathta. Që një lider autoritar, në momentin që bie kërkon të marrë me vete edhe partinë, që mendon se është e tija. Nuk shikon përtej interesit personal”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy