
Gjatë ditës së sotme sipas MeteoAlb, situata meteorologjike do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Pjesa e parë e ditë do të ketë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë vendin.
Pritet të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa në orët e pasdites dhe në mbrëmje do të shfaqen vranësirat kalimtare dhe në pjesën tjetër të territorit, ku më të dukshme të jenë në zonën përgjatë kufirit lindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë, ku do të luhaten nga 2°C deri në 25°C.



