
Këngëtarja e re Klea Chutra ka ardhur fuqishëm në skenën muzikore shqiptare me këngën e saj më të re “Bërtas”, e cila u publikua së fundmi me një klip emocionues.

E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Klea ndau me publikun përjetimet, sfidat dhe emocionet që shoqëruan këtë projekt.
Gjithçka merr kohën e vet. Nuk besoja se do ta bëja realisht, por më në fund ndodhi. Ishte një lodhje e bukur dhe një ngarkesë që ia vlejti. Duke qenë se e kisha dëgjuar këngën aq shumë gjatë përgatitjeve, sa për një moment kishte ndalur së dëgjuari, nga mbingarkesa emocionale dhe përkushtimi.
Kjo këngë është një klithmë e brendshme, një mënyrë për të rilindur në art. Kur e sheh që puna jote merr formë dhe prodhon ‘frytin’, ndihesh e shpërblyer.
Tekstin dhe melodinë e “Bërtas” e ka shkruar Andrea Lani, ndërsa ideja fillestare kishte zanafillën si një pjesë e arkivës sime. Kur ia dërgova Rilind Alimanit, më tha menjëherë ‘më pëlqen shumë!’ dhe vendosëm ta sjellim me një tingull ndryshe. Fillimisht ishte menduar si një këngë R&B, por më pas mori një formë më të thellë emocionale. Orkestrimi dhe prodhimi përfundimtar u realizua nga Rilindi, i cili, e kuptoi menjëherë ndjesinë që duhej të përcillte kjo këngë.
“Bërtas” është më shumë se një këngë është një shpërthim i ndjenjave, një dëshirë për të komunikuar me publikun në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.



