Grabitja e bankës në ish-Bllok, gjykata dënon me 14.6 vite burg dy autorët

Grabitja e bankës në ish-Bllok, gjykata dënon me 14.6 vite burg dy autorët

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 14.6 vite burg dy autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut  para dy vitesh.

Sipas gjykatës,13 vite do të qëndrojë pas hekurave Roland Liti, ndërsa për Alan Babameton trupa gjykuese tha 1 vit e 6 muaj burg.

Ngjarja ndodhi me 8 gusht të vitit 2016, ndërsa fillimisht u akuza edhe Robert Kulla, por më pas hetimet për atë u pushuan. 

Gjurma, e cila zbuloi autorët e grabitjes së filialit të bankës së nivelit të dytë u gjet në një shishe plastike uji që ishte lënë nga agresorët, në bodrumin ku kishin punuar për të depërtuar në kasafortën e bankës.

Bashkë me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja u dërgua nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore dhe krahasimi në sistem identifikoi se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti. 

Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve, policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë autorët e dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre. 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy