Banka Botërore; Zgjedhjet e ardhshme, mundësi progresi

Banka Botërore; Zgjedhjet e ardhshme, mundësi progresi

Për herë të parë në një raport ekonomik të Bankës Botërore, zgjedhjet politike nuk shihen vetëm si risk, por edhe si një mundësi e mirë për të ndryshuar gjerat. Në prezantimin e raportit për Ballkanin, përfaqësuesja e BB, Tahseen Sayed këshilloi qeverinë të përmirësojë klimën e biznesit.

 

Në listën e risqeve dhe pamundësive për ekonominë shqiptare Banka Botërore ka rreshtuar edhe  zgjedhjet dhe pasigurinë politike në vend. Por, në raportin e fundit Ekonomik për Europën Juglindore, të prezantuar të martën paradite në Tiranë, Banka Botërore, deklaron se  “cikli i ri politik ofron mundësi për progres”. Ndërkaq, përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed flet për herë të parë pas largimit të biznesmenit libanez duke e qujtur dhunën ndaj tij një “incident fatkeq”. Tahseen Sayed i bëri këto deklarata gjatë prezantimit të raportit të Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore. “Shqipëria duhet të marrë masa për të përmirësuar klimën e biznesit  Ajo duhet të shihet si vend tërheqës, por mbetet shumë për t’u bërë . Vendi të krijojë një mjedis të mirë për tërheqjen e investitorëve”, deklaroi Sayed.   "Përsa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve vitin e ardhshëm, Sayed këshilloi, që qeveria të gjejë mundësinë përmes administrimit fiskal e rritjes së të ardhurave. Ekonomia shqiptare ka një performancë pozitive, por rrezikohet nga klima politike. Paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin e ekonomisë. Duhet të adresohet problemi i 35 kompanive të mëdha që kanë më shumë se 50% të kredive të këqija në Shqipëri. Ekonomia shqiptare mund të ndikohet nga situata në vendet fqinje. Shqetësimet mund të vijnë edhe nga trazirat në Turqi për shkak të lidhjeve tregtare që keni", deklaroi Sayed. Tahseen Sayed ka komentuar edhe debatin e fortë për koncesionin e Rrugës së Kombit duke deklaruar se nuk mund të ndërhyjë mes institucioneve shqiptare. "Nuk mund të ndërhyjmë mes institucioneve shqiptare për përplasjen mbi koncesionin e Rrugës së Kombit. I takon ta zgjidhin ministria e Transporteve dhe komisioni i prokurimeve publike. Presim përfundimin e procedurës së apelimit nga ministria", tha Tahseen Sayed.  Sipas raportit, rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet për vitin 2016, duke i hapur rrugë rritjes së punësimit dhe uljes së varfërisë. Rritja ekonomike në vitin 2016 pritet që të jetë 3.2%, krahasuar me nivelin 2.8% në vitin 2015, dhe të arrijë 3.5% në vitin 2018. Rritja ekonomike në nivel rajonal vlerësohet të arrijë 2.7% në 2016, nga 2.2% që ishte në 2015. Ritmi i rritjes ekonomike pritet të përshpejtohet në vitet 2017 dhe 2018. Për sa i përket rajonit, Banka Botërore ka raportuar se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy