Nis qarkullimi i automjeteve në Kapshticë, pas radhëve të gjata

Nis qarkullimi i automjeteve në Kapshticë, pas radhëve të gjata

Pas radhëve të gjata në pikën kufitare të Kapshticës që prej mëngjesit të sotëm, duket se situata po shkon drejt normalizimit dhe ka nisur qarkullimi i mjeteve.

“BalkanWeb” mëson se prej mëngjesit të sotëm qëndruan në pritje për të kaluar kufirin dhjetëra automjete.

Mes temperaturave të ftohta qytetaret e indinjuar bëjnë apel për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të mbartur prej vitesh.

Shkak i radhëve të gjata është puna me sportele të reduktuara nga ana e palës greke pa dhënë asnjë justifikim. Kujtojmë se edhe pak ditë më parë u përsërit e njëjta situatë.

Orari i reduktuar i punës nga pala greke solli fluks në dalje të saj. U desh ndërhyrja e ministrit Ditmir Bushati për të normalizuar situatën në pikat kufitare, ku shtetasit me pasaportë shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy