E rëndë në Tiranë, 32-vjeçarja gjendet e varur tek Liqeni Artificial

E rëndë në Tiranë, 32-vjeçarja gjendet e varur tek Liqeni Artificial

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në kryeqytet, ku një 32-vjeçare është gjetur e varur në një pemë në zonën e Liqenit Artificial.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë së Tiranës, viktima është identifikuar me inicialet A. D., ndërsa dyshohet të jetë vetëvarur. Nga hetimet paraprake, policia njofton se e reja vuante nga çrregullimet e ankthit.

Njoftimi i policisë:

Rreth zonës së Liqenit Artificial, është gjetur e vetëvarur në një pemë shtetësja A. D., 32 vjeçe.

Nga deklarimet paraprake dyshohet se shtetasja A. D, vuante nga çrregullimet e ankthit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy