Rrethimi total i vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës është i ndaluar nga ligji ndërkombëtar.
Një deklaratë e tillë u bë nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
Vendosja e rrethimeve që rrezikojnë jetën e civilëve duke i privuar ata nga mallrat thelbësore për mbijetesë është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar.
E drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë: detyrimi për t’u kujdesur vazhdimisht për të kursyer popullatën civile dhe objektet civile mbetet i zbatueshëm gjatë gjithë sulmeve.
Grupi militant palestinez Hamas, i cili rrëmbeu rreth 150 persona në sulmin e tij të papritur të fundjavës kundër Izraelit, kërcënoi se do t’i ekzekutonte pengjet nëse sulmet ajrore izraelite vazhdojnë të “shënjestrojnë” banorët e Gazës pa paralajmërim.
Kërcënimi erdhi pasi Izraeli vendosi të hënën një rrethim total në Rripin e Gazës, duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ujë dhe energji elektrike dhe duke shkaktuar frikë për një situatë gjithnjë e më të dëshpëruar humanitare.



