As NATO dhe as aleatët e NATO-s nuk janë palë në këtë luftë. Ajo që ne bëjmë si aleatë të NATO-s është të japim mbështetje për Ukrainën. Ukraina po mbrohet. Kjo është një luftë agresioni, Rusia ka sulmuar një komb sovran dhe pavarësinë në Evropë dhe natyrisht. Ukraina ka të drejtë të mbrohet. E drejta për vetëmbrojtje është pjesë e ligjit ndërkombëtar dhe ne mbështesim Ukrainën në të drejtën e saj për vetëmbrojtje.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në përgjigje të një pyetjeje për ndihmën për Kievin pas mbërritjes së tij në selinë e NATO-s.
"Pastaj sigurisht lloji i mbështetjes që ne ofrojmë ka evoluar, ashtu siç ka evoluar lufta”, shtoi më tej Stolenberg.



