Liqeni i rrezikshëm ku temperaturat e ujit arrijnë deri në 85 gradë celsius

Liqeni i rrezikshëm ku temperaturat e ujit arrijnë deri në 85 gradë celsius

Në verën e shkuar, disa pilotë u befasuan kur panë nga lartësia një liqen në pjesën e fundit të kraterit të vullkanit Kilauea në Hauai.

Që prej asaj kohe, imazhet satelitore të NASA-s tregojnë se niveli i ujit është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Aktualisht, liqeni mbulon një zonë, e cila ka sipërfaqen e 5 fushave të futbollit dhe është rreth 100 metra e thellë. Temperaturat e ujit arrijnë deri në 85 gradë celsius.

Vullkani Kilauea ishte më aktivi në Hauai, por tashmë ka rënë në “qetësi”. Edhe pse situata duket e qetë dhe në krater është krijuar një liqen sërish gjeologët ngrenë shqetësimin se mund të ketë riaktivizim të vullkanit. Aktualisht, një sasi e madhe gazi vazhdimisht shpërthen dhe del në sipërfaqe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy