
Duke u përgjigjur pyetjeve nga jeta profesionale dhe private në “Stay tuned”, moderatorja Alma Çelaj, u ndal te fakti se si kryeministri Edi Rama, nuk iu përgjigje mesazhit të saj për një intervistë jashtë aspektit politik.
Kryeministri Edi Rama, ma ka lënë seen. Kishim një periudhë që donim ta intervistonin, jo në petkun e politikanit, unë nuk i kisha shkruar asnjëherë për asnjë problematikë se duke mos pasur raste, por di qe edhe të tjerë i shkruajnë atij për problemet e veta edhe nga bota e medias.
Por e mendova, pse jo një profil për të, dhe ka qenë një ide së bashku më kolegun Xhoi Malësia, për ta patur jashtë studios, për ta patur në basketboll, si një sportist i kahershëm, jashtë petkut të politikanit, se mesa kemi parë nuk ka qejf të flas shumë për politikë më.
Dhe ka qenë një ftesë që i kam bërë, ma ka lënë seen, s’më ka kthyer përgjigje. Kemi marrë disa ‘po’, si aprovim për këtë intervistë, rrotull por mua ai vet nuk më ka kthyer përgjigje
Po tani ne nuk do fusim miq për intervistë, nëse do, nëse nuk do, do intervistojmë kryeministrin e radhës më vonë.



