Pakti i studentëve të mjekësisë/ Tabaku: Hap i mirë, problemi nuk rregullohet duke i mbajtur me zor (VIDEO)

Pakti i studentëve të mjekësisë/ Tabaku: Hap i mirë, problemi nuk rregullohet duke i mbajtur me zor (VIDEO)

Gevio Tabaku, përfaqësues i Portalit Studentor në një lidhje skype me studion e lajmeve MCN TV ka komentuar lidhur me arritjen e marrëveshjes së studentëve të mjekësisë me rektorin.

Ai tha se Ministria e Arsimit tregoi neglizhencë për tu ulur me studentët dhe se duhet të ishin konsultuar me këta të fundit para se të miratonin ligjin.

Sipas tij, është Gjykata kushtetuese ajo që ka në dorë vendimin final, edhe pse nuk mund të rregullosh problemin e mungesës së mjekëve duke mbajtur me zor studentët.

Marrëveshja është një hap shumë i mirë të paktën për studentët, pasi do kthehen në sallat e auditorëve pasi kishin më shumë se një muaj që reagonin për kauzën e tyre. Fatmirësisht dita e sotme ishte një ditë ku palët u ulën në tryezë dhe diskutuan, por neglizhenca që ka pllakosur këtë situatë për një muaj është e papranueshme nga ministria e arsimit. Ata duhet të ishin ulur, diskutuar dhe ndoshta studentët të jepnin dhe imputin e tyre për ta zgjidhur.

Pyetjes nëse qeveria do të bëjë hapa pas në lidhje me koston e studimeve prej 249 mije lekësh të rinj, Tabaku tha se mendon se tashmë i takon Gjykatës Kushtetuese që të japë verdiktin final se çfarë do ndodhë me ligjin.

Studentët janë treguar të drejtë dhe kanë thënë se nëse kushtetuesja e miraton ligjin besoj se ata do e pranojnë fatin e tyre por unë besoj se kushtetuesja do e rrëzojë ligjin. Gjasat janë se studentët do të tërhiqen nëse kushtetuesja nuk e prek ligjin dhe e lë siç është. Mendimi im për këtë ligj është se 5 vite janë shumë. Por çështja është se me vendosjen e detyrimit ti vendos një precedencë të rrezikshëm. Çfarë ndodh nëse nesër ikin hidraulikët, saldatorët, do i mbash me zor njerëzit pa vullnetit e tyre.

Vendi ka nevojë për mjekë, por duhet të kishte kushte se nuk besoj se ka studentë mjekësie që duan të ikin nga vendi nëse do kishte kushte. Personalisht mendoj se do ishte një afat kohor normal 1-2 vjet. Dy vite janë ok, por 5 vite janë shumë, se pranoj dot. Në kushtetuese çështja është çuar nga studentët e mjekësisë dhe deputetët e PD, nuk kemi një kohë se kur do të dalë vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy