
Zyrtarët francezë arrestuan pranë kufirit italian me Francën gjashtë persona, që dyshohet se kanë lidhje me vjedhjen e murales së artistit të rrugës Banksy, që përkujtoi viktimat e sulmeve terroriste në Paris 2015.
Vepra u vodh në vitin 2019.
Detektivët më në fund e gjetën atë në një hambar në një shtëpi në fermë të largët në rajonin Abruzzo të Italisë në fillim të këtij muaji.
Vepra fillimisht u pikturua me llak mbi një derë të urgjencës në teatrin Bataclan për të përkujtuar sulmin ekstremist islamik të nëntorit 2015, i cili u zhvillua gjatë një koncerti Eagles of Death Metal.
Ajo përkujtonte vdekjen e 90 personave në sulm. Por, në janar 2019, piktura u vodh nga një ekip hajdutësh të maskuar.
Dy u akuzuan për vjedhje, ndërsa katër të tjerët u akuzuan për fshehje të vjedhjes, dhe të gjashtë janë vendosur në paraburgim.



