Islami rrëfen njohjen me Nanon: I tha Ahmetit se do ikte nga pushteti, rregullo marrëdhëniet me Berishën

Islami rrëfen njohjen me Nanon: I tha Ahmetit se do ikte nga pushteti, rregullo marrëdhëniet me Berishën

Gazetari Bedri Islami gjatë një interviste në emisionin “Arnautistan” në MCN TV rrëfehu njohjen me Fatos Nanon, duke zbuluar një bisedë të ish-kryeministrit me Ali Ahmetin. Nano i kishte thënë Ahmetit pak muaj para zgjedhjeve se do të ikte nga pushteti, duke i sugjeruar të rregullonte marrëdhëniet me Berishën.

Në Drenicë pas luftës kam mësuar një fjalë interesante ‘dija hallin vetes’. Nanos i mbaroi koha. Më shumë se nga virtyti është larguar sepse i mbaroi koha, u lodh nga pushteti. Ai ia ka ditur hallin vetes, ka qenë i përgatitur të lërë pushtetin. Në 2005-ën thirri në takim Ali Ahmetin edhe i tha disa muaj përpara do iki nga pushteti dhe rregullo marrëdhëniet me Berishën, se ai do vijë në pushtet. U lodh nga qeverisja, nga presioni, u lodh edhe nga zullumi. Fatosin e kam takuar disa herë në zyrën e tij apo jashtë, ashtu si edhe me Majkon dhe Metën. Edhe kam udhëtuar me të jashtë shtetit, është njeri i këndshëm”, tha ai.

Ndër të tjera Islami rrëfeu se u detyrua të iki jashtë shtetit pasi situata në Shkodër u bë e padurueshme, ndërsa ishte gazetar i “Zërit të popullit”, dhe kur u zgjodh në organet e larta të PS-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy