Slogane anti-shqiptare në Maqedoni një ditë pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Slogane anti-shqiptare në Maqedoni një ditë pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Pas votimit të ligjit për gjuhët në Maqedoni duket se situata është tensionuar, pasi Instituti për Trashigimi Shpirtërore e Kulturore të shqiptarëve mëngjesin sotëm është mbuluar me mesazhe antishqiptare.

Sipas raportimit të agjencisë së lajmeve “Ina”, muret e Institutit janë vizatuar me kryq të zi i cili është shoqëruar edhe me mbishkrimin ”Smrt za shiptari” apo ”Vdekje për shqiptarët”.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, e cila në një deklaratë për mediat, thotë se “shpreh indinjatën e thellë dhe dënon gjuhën e urrejtjes e sloganet ksenofobe kundër shqiptarëve në muret rrethuese të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup”.

"Besojmë se këto sulme janë veprime të një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, si dhe veprimet obstruksioniste e retorika e dëmshme e ditëve të fundit nga segmente të politkës së vjetër pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe në Maqedoni", thuhet në deklaratën e Ministrisë.
 
Ministria u kërkon autoriteteve të Maqedonisë zbardhjen sa më shpejt të këtij akti vandal, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të këtyre sulmeve, të cilat bien ndesh e cënojnë frymën e bashkëjetesës dhe harmonisë në Maqedoni e në gjithë rajonin.
 
Kjo vjen nje dite pas votimit mes tensioneve ne Parlamentin e Maqedonise te ligjit te gjuheve, qe zyrtarizon edhe perdorimin e shqipes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy