Komunikimi me mesazhe vetëm me tekst është një mjet i 2010-ës. Snapchat me snap-et e tij është mënyra më e re se si komunikojnë njerëzit në ditët e sotme. Kështu, mesa duket edhe Facebook dëshiron të bëjë një hap të tillë.
Rrjeti social Instagram ishte e para që filloi të kopjojë Snapchat pasi krijimit të ‘Stories’ ku përdoruesit – njëlloj si në Snapchat, mund të ngarkonin një foto ose video të shkurtër e cila fshihej pas 24 orëve.
Tashmë, sipas raporteve të fundit, Facebook është duke testuar “Messenger Day” e cila gjithashtu është e ngjashme me Snapchat Story.
Messenger Day tani për tani është lançuar vetëm në Poloni gjë e cila ka kuptim në këtë shtet pasi që Snapchat nuk ka famë të madhe, ndërkohë ende nuk dihet kur do të lançohet zyrtarisht në mbarë botën.



