
Ajo që përflitej prej muajsh është konfirmuar më në fund nga vetë Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Çifti kanë konfirmuar ndarjen përmes një deklarate të përbashkët. Kriza e çiftit, i cili ka tre fëmijë, u përfol gjatë në mediat italiane në muajt e fundit.
Prej muajsh flitej për mosmarrëveshje mes futbollistit dhe moderatores, të cilët u martuan më 19 qershor 2005, në Romë, në një atmosferë ekzaltimi popullor. Marrëdhënia tashmë dukej e prishur në shkurt, kur thashethemet për ndarjen arritën kulmin.
Ish-futbollisti është përpjekur t’i hedhë poshtë thashethemet për krizën e tyre dhe tradhtinë e tij të pretenduar me një video të postuar në Instagram.
“Gjatë orëve të fundit kam lexuar shumë gjëra për veten time dhe veçanërisht për familjen time. Nuk është hera e parë që i dëgjoj këto lajme të rreme”, deklaroi ai dhe më pas shtoi: “Ju drejtohem të gjithë juve që shkruani të gjitha këto gjëra të bëni kujdes sepse ka fëmijë të përfshirë dhe fëmijët duhet të respektohen. Sinqerisht, jam me të vërtetë i lodhur duke e mohuar këtë gjë”.



