Sulm vetëvrasës në xhami në Afganistan, 39 të vdekur dhe 80 të plagosur

Sulm vetëvrasës në xhami në Afganistan, 39 të vdekur dhe 80 të plagosur

Një sulm kamikaz ka tronditur Afganistanin lindor, gjatë faljes së namazit të së premtes, në një xhami Shiite.

Autoritetet raportuan se dy persona me eksploziv u futën në xhami dhe shpërthyen, duke shkaktuar sulm tragjik për ata që ndpdheshin në xhami.

Policia raportoi 39 të vdekur dhe rreth 80 të tjerë të plagosur që u transportuan për në spital, ndërsa ende asnjë grup terrorist nuk ka marrë përsipër sulmin.

Sipas Reuters, numri i viktimave mund të ritet ndërsa 20 nga të plagosurit ishin fëmijë.

Komuniteti shiit është i paktë në numër, krahasuar me atë të sunit në Afganistan dhe pavarësisht se është shmangur lufta, nuk kanë munguar sulme të tilla terroriste mes dy komuniteteve fetare.

Sulmi nënvizon situatën e tmerrshme të sigurisë të vendit pas katër dekadash lufte dhe 17 vjet ndërhyrjeje të SHBA.

 Shteti Islamik gjithnjë e më shumë pretendon përgjegjësinë për sulmet ndaj caqeve civile edhe pse rritet presioni për bisedimet e paqes midis qeverisë perëndimore dhe talebanëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy