Shkenca i jep shpjegim misterit të akullnajave në përgjakura në Antarktidë

Shkenca i jep shpjegim misterit të akullnajave në përgjakura në Antarktidë

Një studim shkencor i ka dhënë përgjigje një prej mistereve më të mëdha në Antarktidë. E zbuluar që para 106 vitesh nga gjeologu Griffith Taylor, e ashtuqutjtura “akullnaja e përgjakur” i ka habitur studiuesit. Fillimisht është menduar se ngjyra e kuqe vinte nga algat, por në vitin 2003 u hodh hipoteza se ajo përcaktohej nga hekuri i oksiduar dhe uji mund të rridhte nga një liqen me ujë të kripur rreth 5 milionë vjeçar.

Tashmë një studim i Universitetit Alaska Fairbanks ka vërtetuar se jo vetëm që akullnaja ka një liqen poshtë saj, pork y liqen ka sistemin e vet të qarkullimit të ujit. Studiuesit thonë se rrjedhja e ujit që skuq akullnajën vjen si pasojë e një sistemi hidraulik të mirëfilltë dhe të pandalshëm, që e nxjerr ujin jashtë.

“Ujëvara e përgjakur” është në fakt një “kapsulë kohe” për sistemin e lashtë mikrobik. Ai është një mundësi për shkencëtarët që duan të studiojnë mundësinë e jetës në planete të tjera, pa pasur nevojë për shpimin e shtresës së trashë të akullit.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy