Policia australiane arrestoi të hënën ish-prezantuesin e emisionit radiofonik Alan Jones për 24 abuzime dhe ngacmime seksuale, aktakuza të cilat pasuan akuzat në një gazetë se Jones kishte ngacmuar seksualisht të rinjtë për dekada me radhë.
Policia konfirmoi arrestimin dhe akuzat ndaj një 83-vjeçari në Sydney, por nuk e përmendi emrin e tij.
Ai u identifikua gjerësisht nga mediat australiane si Alan Jones dhe pamjet televizive të hënën e shfaqnin në një makinë policie duke mbërritur në një stacion policie dhe më vonë, duke u larguar i rrethuar nga media.



