Reporteri për Shqipërinë në PPE: Paketa anti-shpifje rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Reporteri për Shqipërinë në PPE: Paketa anti-shpifje rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Reporteri për Shqipërinë në grupimin e Partisë Popullore Europiane (PPE), David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare se po rrezikon çeljen e negociatave me miratimin e ligjit “antishpifje”.

Një ditë para se parlamenti të kalojë (të pandryshuar) paketën antishpifje për median online, një mesazh mjaft i fortë ka ardhur nga David Lega, përfaqësues i grupit të djathtë në Parlamentin Evropian dhe raportues për Shqipërinë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Lega shkruan:

 “Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart  bazik e minimal për një vend kandidat. Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atehere ajo po vë në rrezik serioz shansin për celjen e negociatave të anëtarsisë në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës.”

Paketa e ligjit për median “online” pritet të votohet ditën e nesërme në Parlament, të kthyer në Kuvend pas mos-dekretimit nga presidenti Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy