Subvencionet, Dhori: 30 mijë lekë për ha jo motivues për fermerët, ka keq menaxhim të fondeve (VIDEO)

Subvencionet, Dhori: 30 mijë lekë për ha jo motivues për fermerët, ka keq menaxhim të fondeve (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhori në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me situatën që po përballen fermerët duke deklaruar se mungesa e tregut është kthyer vitet e fundit në një problem shqetësues.

Ajo tha se, iniciativat për të përkrahur fermerët priten gjithmonë mirë, por sipas saj iniciativa e qeverisë nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë dhe se subvencionimi 30 mijë lekë për ha është shumë pak motivues për ta.

Në fakt mungesa e tregut nuk është situatë e re, në përgjithësi fermerët e kanë një situatë të zakonshme në punën e tyre, duke u shkuar dëm i gjithë mundi dhe djersa. Çmimi nuk mbulon as pesticidet dhe asnjë investim, mos llogarisim fuqinë punëtore. Është një situatë që vitet e fundit është bërë shumë shqetësuese. Nuk është vetëm çështja e prodhimit, i shohim frutat dhe perimet në fund të hedhura në kanale. Sa i përket skemës së subvencionimit, dihet që çdolloj iniciative për të përkrahur fermerët padyshim që pritet mirë. Prandaj do doja që organet qeverisëse të ulen pak më afër realitetit. Nuk ka pasur ndonjë impakt kaq bombastik siç e përshkruajnë përfaqësuesit e ministrisë. Fermerët mbjellin grurin për një konsum familjar, sasi në gastra të vogla. Subvencionimi 30 mijë lekë për ha është shumë pak motivues për fermerët. E vërteta është se mbi 50% e fermerëve nuk e kanë marrë akoma naftën, vazhdon ndarja me një ritëm si të breshkës. Kemi të bëjmë me keqmenaxhim fondesh.

Sa i përket paketës së dytë sociale ku qeveria vedpsi të rrisë me 10% ndihmën ekonomike, Dhori u shpreh se kjo është e pamjaftueshme.

‘Shumëçka, mund të bëhet më tepër dhe kjo është krejt e pamjaftueshme. 10% rritje për një familje në ndihmë ekonomike është 7 mijë lekë të vjetra, janë 5 bukë ndihmë nga qeveria. 10% rritje është e pamjaftueshme, është e turpshme ti thuash një familje të varfër ti japësh 7 mjë lekë të vjetra ndihmë. Është totalisht tallje dhe propagandë dhe nuk ka asnjë impakt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy