Pas Argjentinë-Kanada, Copa America, rezervon ndeshjen e dytë për grupin A, këtë të shtunë.
Kili përballet me Perunë, në një ndeshje ku spektakli është i garantuar. Ashtu si të gjitha takimet e Copa America, edhe kjo përballje do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e MCN TV.

Kili vjen si favorite në këtë përballje, por Peruja shpesh herë ka treguar se mund të hapë probleme.
Këtë e tregojnë edhe statistikat e pesë ndeshjeve të fundit mes dy kombëtareve, ku kombëtarja peruane, ka fituar tre herë dhe ka humbur dy ndeshje ndaj kilianëve.



