14 persona kanë humbur jetën dhe 37 të tjerë u plagosën në veri të Kinës pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi një aksident.
Mediat në Kinë raportojnë se autobusi ku ndodheshin 51 persona u përplas me murin e brendshëm të një tuneli.
Agjencia e lajmeve Xinhua konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të plagosurve dhe tregoi se një hetim ishte hapur për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Muajin e kaluar, 19 njerëz vdiqën dhe 20 u plagosën në provincën lindore të Jiangxi, pasi një kamion u përplas me një procesion funerali.



