
Është përmirësuar gjendja shëndetësore e shkrimtarit Salman Rushdie, pasi u godit me thikë të premten e kaluar në veri në Nju Jorkut.
Rushdie ndodhet ende në spital, por ka filluar të flasë me personat që po hetojnë sulmin ndaj tij.
Ky lajm u raportua nga një burim i CNN.
Motivi i Hadi Matarit, sulmuesit 24-vjeçar nga Nju Xhersi, me origjinë nga Libani, nuk është bërë ende i ditur.



