Kriza politike, Basha: Nuk e duam pushtetin në tavolinë (VIDEO)

Kriza politike, Basha: Nuk e duam pushtetin në tavolinë (VIDEO)

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, e hedh poshtë mundësinë e zgjidhjes së krizës politike përmes një qeverie Rama-Basha. Gjatë një takimi në Elbasan, Basha tha se nuk e do pushtetin në tavolinë.

“Me siguri i keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndiejnë frikën, e ndiejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: Qeveri e përbashkët Basha-Rama!

Le t’ia kujtojmë gjithsecilit që e ka kujtesën e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam; se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti i krimit, është pushteti i oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti i qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve. Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë. Por që të gjithë shqiptarët e ndershëm le ta dinë se ne jemi të investuar që kjo krizë të zgjidhet vetëm në interes të qytetarit shqiptar. Kjo do të thotë jo thjesht dhënia fund e një qeverie jo legjitime, por një reformë e thellë politike dhe kushtetuese që kurrë me asnjë grusht horrash të mundet të marrë peng zgjedhjet”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy