
Presidenti amerikan Joe Biden garantoi “përpjekje të mëtejshme për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë territorin e saj” si dhe për siguroi që Presidenti rus Vladimir Putin do i përgjigjet agresionit brutal të Rusisë duke përfshirë edhe sanksione të reja.
Një gjë e tillë u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të presidentit amerikan me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe atij të Mbrojtjes, Oleksii Rezniko.
“Ne e konsiderojmë nenin 5, si një detyrim të shenjtë”, tha Biden në Varshavë, Poloni, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të aleancës do të konsiderohet si një sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.
Ajo që ndodh në Ukrainë po ndryshon të gjithë shekullin 21. SHBA do të jenë gjithmonë me Ukrainën, deri në fitore.



