Ristani: Parlament me dy dhoma dhe president i zgjedhur nga populli

Ristani: Parlament me dy dhoma dhe president i zgjedhur nga populli

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, e cilëson thjesht tymnajë propozimin e LSI-së për lista të hapura deputetësh. Sipas tij, listat e hapura sjellin probleme të menaxhimit. Ristani thotë se ajo çka është e rëndësishme mbetet fakti nëse në Shqipëri do të ketë zgjedhje të lira.

“E rëndësishme është a do ketë Shqipëria zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në çdo rast, qytetarët votojnë për deputetët. Ne kemi pasur sisteme si mazhoritar dhe mazhoritar i përzier me proporcionalin. Për mua, debate të tilla, listë e mbyllur apo e hapur, janë tymnajë. Lista e hapur ka problem me menaxhimin e sistemin zgjedhor. Ne na duhet sistem sa më i thjeshtë që qytetarët të votojnë sa më thjesht”, tha Ristani.    

Deputeti i PD-së tha se e mbështet idenë e uljes së numrit të deputetëve dhe një Parlamenti me dy dhoma.

“Ulja e numrit të deputetëve është opsion shumë i mirë dhe interesant. Do ishte mirë të kishim Parlament me dy dhoma. Madje do ishte mirë të shihnim mundësinë e zgjedhjes së Presidentit nga populli. Shoh që mazhoranca s’ka vullnet polik për të bërë asgjë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy