Irani, lirohet nga burgu regjisori Mohammad Rasoulof

Irani, lirohet nga burgu regjisori Mohammad Rasoulof

Autoritetet e Teheranit kanë liruar nga burgu Evin regjisorin iranian Mohammad Rasoulof, i arrestuar korrikun e kaluar për kritika ndaj qeverisë së Ebrahim Raisi.

Filmi i tij mbi dënimin me vdekje në Iran, “E keqja nuk ekziston”, u nderua me çmimin “Ariu i Artë” në Berlin në vitin 2020.

Rasoulof është i afërt me regjisorin iranian Jafar Panahi, i cili u lirua nga burgu më 3 shkurt.

Irani ka përjetuar protestat të dhunshme katër muajt e fundit kundër Republikës Islamike, të nxitura nga vdekja e Mahsa Amini në paraburgim, pasi u arrestua për mosmbajtjen e duhur të shamisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy