
Java e ardhme është afati përfundimtar i dorëzimit të raportit nga përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për Kosovën dhe përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së ndaj saj.

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, në një komunikim për MCN lajme, thotë se heqja e masave me gjasë do ti ngelet legjislaturës së re të BE-së, pas konstituimit të ri të parlamentit evropian.
A do të hiqen masat ndëshkuese nga ana e BE-së, padyshim kjo do ti mbetet në raport sipas të gjitha gjasave konstituimit të ri të parlamentit dhe komisioneve përkatëse të cilat do të dalin nga zgjedhjet parlamentare në nivel Evrope për Asamblenë e përgjithshme të Evropës. Pra, Borell, sipas të gjitha gjasave do të bej një përshkrim shkarazi të aktiviteteve te tij dhe dështimit të BE dhe të afrimit të dialogimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Eksperti i sigurisë veçon faktin se masat e ndërmarra në drejtim të Kosovës ishin të njëanshme nga ana e BE-së.
Sipas tij, u tentua nga Borell dhe Lajçak që të fajësohet Kosova për veprimet terroriste të Serbisë në territorin kosovar.
Si rezultat i asaj dhe presioneve politike që ishin bërë nga ana e faktorit ndërkombëtar në detyrim të Prishtinës dhe të Beogradit, ishte tentuar që të binden palët për një marrëveshje përfundimtare dhe që të jetë në harmonizim të plotë më parimet e BE-së.
Por që një gjë ë tillë nuk ndodhi, patëm më pas sulmin e Banjkës, më pas patën një proces maratonë që të bindet Prishtina zyrtare të tërheqjes se bindjeve të saj, çka duhet të theksohet është çështje e legjitimimit dhe legalitetit, institucionet e Kosovës kanë të drejtë legjitime dhe legale të vazhdojnë punën e tyre në pjesën e territorit të Republikës së Kosovës dhe mbi këtë bazë ne kemi një çështje tanimë të pa definuar sa i përket çështjes së BE-së sepse masat e ndërmarra nga BE janë të njëanshme.
Disi po tentohet nga vet Borell dhe Lajçak të jetë kujdestar fajtor Kosova për veprimet terroriste të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
Pra, raporti do të jetë përshkrues i gjërave faktike në terren shkarazi do të potencohet çështja e dështimit të BE-së në kontekstin e afrimit të një zgjidhje përfundimtare por masat, sipas të gjitha gjasave nuk do të hiqen nga ta por nga një regjistraturë e re e BE-së.



