
Politologu Ilir Kalemaj, për ankimimin e biznesmenit Pëllumb Salillari në Gjykatën Administrative të shkallës së parë, kundër vendimit të Këshilli Kombëtar i Territorit për konfiskimin e pallatit pa leje tek Liqeni i Thatë thotë se është parim i sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare, që i njeh të drejtën gjykatës për të vlerësuar të gjithë aktet juridike dhe ndarjen e shtetit policesk nga shteti i së drejtës.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se është marrëdhënie klienteliste e pastër pasi kompania e Salillarit ka përfituar një pjesë të madhe të llokmës së pasurisë publike.
Sipas tij, Kryeministri është i detyruar që t’i obligohet vendimit të gjykatës se kështu është bërë me vendimet e gjykatave ndërkombëtare, ku qeveria shqiptare në fund i është bindur vendimit të gjykatave të arbitrazhit apo ndërkombëtare.
Zotëria i ndjerë i sigurtë dhe me besim edhe prej pasurisë së krijuar, mendon se zoti Rama nuk ka atë pushtet edhe prej skandalit McGonigal, nuk është kaq i rriskuar nga ekzekutivi ndaj kontratave që ai ka dhe kontratat mund ti mbrojë në gjykatat ndërkombëtare.
Mund të jetë marrëveshje mes zotërisë dhe zotit Rama, sepse Gjykata Administrative që do i hapë rrugë gjykimit në themel në 99% të rasteve ka qenë e linjëzuar me qeverinë, e cila ka vendosur pro qeverisë.
Gjithmonë qeveria dhe Bashkia Tiranë kanë fituar. Të shkosh në Gjykatën Administrative, nëse do i hapë rrugë gjykimit në themel, lë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje paraprake mes ekzekutivit dhe zotërisë në fjalë.
Gjyqtarët sot qoftë në Gjykatën Administrative, por edhe gjykata të tjera, nga një anë është shpata e Demokleut vetingu, ku një nga personat kyç është motra e numrit dy në qeveri, ose ata vetëcensurohen duke dashur të jenë palë me qeverinë. Është e njëjta gjykatë që do vendosë dhe për PD.
Ne jemi në një Republikë ekzekutive, këtë e thonë të gjitha raportet që thonë se është regjim hibrid dhe në listën gri, të gjitha kryqëzohen dhe nxjerrin hapur faktin se çfarë lloj autoritarizmi ke ndërtuar ti.
Edhe nëse vendimi i gjykatës sot është në favor të Salillarit, kjo do të shihet në vijim, ndërkohë që zgjedhjet lokale janë për dy muaj.
Tenderat është e vështirë ti ndërpresësh. Mund të jetë mbështetje politike e fortë e zotit Salillari që natyrisht është i guximshëm në raport me qeverinë.
Këtu kemi të bëjmë me kapitalizëm të asistuar. Oligarkët janë të mbështetur me para publike nga qeveria dhe ndaj janë kaq të suksesshëm.
Se po u mbyllën rubinetat, energjia fillon e shteron.
Gjykata pritet të vendosë nëse vendimi i KKT të ngrihet, siç kërkon biznesmeni Pëllumb Salillari, në mënyrë që të mos tjetërsohet pasuria dhe të regjistrohet prona në emër të shtetit.



