Nisja e punimeve për ndërtimin e disa HEC-eve në Tropojë ka nxjerrë në pah një shkleje të rëndë të autoriteteve lokale në këtë zonë.
Me dhjetra hektare tokë buke, tokë private dhe pyje po dëmtohen nga gërmimi për ndërtimin e HEC-eve dhe asnjë zyrtar i zonës nuk i ka njoftuar pronarët e këtyre trojeve.
Një banor i kësaj zone sjell denoncimin e tij në Tema TV me pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se toka e tij, e të të afërmëve dhe shumë banorëve të tjerë, po gërmohet këto ditë për t’i lënë vend një prej HEC-eve.
Ai ka një thirrje për pushtetarët e ndërtuesit e HEC-eve: Mos ma prekni tokën teme, mos ma prekni Valbonën!



